Lajme

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, Butikofer reagon ashpër ndaj Borrellit e Lajçakut

Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 19 March 2024

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar të dielën Perëndimin se ata duhet të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”, ka thënë Vuçiqi nëse Perëndimi zgjedh anën e Kosovës.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, i cili ka pyetur liderët e BE-së nëse e kanë dëgjuar deklaratën e Vuçiqit për Kosovën.

-Advertisement-

Butikofer përmes një postimi në platformën X ka thënë se si mund të vazhdohet me pretendimin se “problemi” është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës.

“Hej, Joseph Borrel, Miroslav Lajçak dhe Oliver Varhelyi. A e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë? Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Vonderleyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! Tani!”, ka shkruar ai.

Edhe Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, të dielën duke komentuar fjalimin e presidentit të Serbisë, u shpreh se Vuçiq edhe takimin me fëmijët nga Kosova e shfrytëzon për t’i dërguar mesazhe rajonit dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar.

Siç raporton Danas, Vuçiq ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera