Lajme

Deklaratat për kontrabandë të armëve: Vuçiqi në sulm ndaj deputetes britanike, e kërcënon me hetime në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 07 July 2023

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, analisti i Ballkanit Perëndimor nga instituti “New Europe”, Jakub Bielamowicz, deputeti gjerman, Michael Roth e shumë të tjerë i kanë dalë në mbrojtje deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila një ditë më parë raportohet se u kërcënua nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas deklaratave të saj se Serbia po kontrabandon armë me autoambulanca drejt kishave ortodokse në Kosovë.

Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, në një postim në Twitter shkruan se Aleksandar Vuçiq, ministri famëkeq i informimit në kohën e Slobodan Millosheviqit, është i njohur për aftësitë e tij dinake për orkestrimin e skemave komplekse.

“Aleksandar Vuçiq, ministri famëkeq i informimit në regjimin e Millosheviqit, ka qenë prej kohësh i njohur për aftësitë e tij dinake në orkestrimin e skemave komplekse, duke manipuluar me shkathtësi narrativën me saktësi strategjike për të shtrembëruar realitetin”, shkruan Kapiti.

-Advertisement-

Ndërkaq, njohësi i proceseve në Ballkanin Perëndimor Jakub Bielamowicz thekson se është sulm i turpshëm i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që po kërcënon me hetim deputeten Kearns për deklaratat e saj.

“Një sulm i turpshëm nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili po kërcënon me një hetim kundër Alicia Kearnsit, kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka folur për agresionin e Serbisë, duke përfshirë kontrabandë armësh me autoambulanca në kishat serbe në Kosovë”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera