Lajme

Deklaratat e Sekretarit të ri të Jashtëm të Britanisë për dialogun: Mundësi që Kosova e Serbia duhet ta kapin

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 06 September 2022

Sekretari i ri për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe, James Cleverly në disa deklarata të mëhershme, sa ishte Ministër për Evropën dhe Amerikën Veriore i Britanisë së Madhe, kishte kërkuar që Kosova e Serbia ta arrijnë marrëveshjen finale sa më shpejt.

Në një adresim të tij në muajin mars, në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Cleverly kishte theksuar se Britania e Madhe do të vazhdojë të promovojë progresin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Ai kishte deklaruar në atë kohë se Qeveria në Kosovë ka një mandat të fuqishëm ndërkohë që po afroheshin zgjedhjet në Serbi.

-Advertisement-

“Mundësia për ta arritur një marrëveshje duhet kapur dhe ne duhet t’ju ndihmojë të dyja shteteve që ta bëjnë këtë gjë. Marrëveshja do të ishte transformuese, jo vetëm për ato, por edhe për të gjithë sigurinë dhe prosperitetin e regjionit”, kishte deklaruar Cleverly.

Në maj të këtij viti, Cleverly kishte takuar edhe zëvendëskryeminsitrin e parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin kishin diskutuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Cleverly është emëruar sot Sekretar i Jashtëm në Britani, në kabinetin e kryeministres së re, Liz Truss, pas rënies së ish-kryeministrit, Boris Johnson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera