Lajme

Deklaratat e Ramës në Kosovë sjellin reagimin e Komisionit Evropian

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 20 February 2018

Komisioni Evropian ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të dielën në Kuvendin e Kosovës, ku tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president simbol të unitetit kombëtar.

Përmes një reagimi zyrtar, zëdhënësja e KE-së, Catherine Ray, nënvizon se kjo deklaratë mund të interpretohet si ndërhyrje politike në vendet fqinje, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas KE-së, të tilla deklarata nuk i shërbejnë ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe progresit në rrugën e integrimit në BE.

-Advertisement-

Komisioni Evropian përsërit se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Parlamentin e Kosovës, se Shqipëria e Kosova duhet të kenë një president mbarëkombëtar dhe një politikë të jashtme dhe të sigurisë së përbashkët, ka nervozuar edhe disa politikanë në Serbi. Një ndër ta është edhe kryetari i Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera