Sport

Deklaratat e futbollistëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 17 November 2018

Ujkani: Krenar me rezultatin dhe lojtarët, ndeshja ndaj Azerbajxhanit vlen sa i gjithë viti.

Samir Ujkani ka folur pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës në udhëtimin e tyre te Malta.

Kosova ka arritur të fitojë thellë 5-0 te Malta në kuadër të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve dhe kjo e ka bërë krenar kapitenin Ujkani.

-Advertisement-

“Jam krenar me rezultatin. Të fitosh 5-0 nuk është aspak e lehtë. Besoj që ishim në top formë, edhe pse kemi bërë disa gabime. Por, rezultatet janë kryesore”, ka thënë fillimisht Ujkani pas ndeshjes

“Jam i kënaqur që i kemi marrë tri pikët në fund të kësaj ndeshje”.

“Ndeshja ndaj Azerbajxhanit vlen sa krejt viti”.

“Jam i kënaqur me prurjet e lojtarëve të rinj, pasi të gjithë po inkuadrohet mirë, pe ndjejnë peshën e fanellën dhe duan ta nderojnë Kosovën”, përfundoi kapiteni.

Muriqi: Si ekip kemi qenë të shkëlqyeshëm, nuk kemi pas gabime

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur pas fitores 0-5 ndaj Maltës në Ligën e Kombeve.

24-vjeçari që në këtë ndeshje shënoi dhe asistoi u shpreh i lumtur për fitoren dhe paraqitjen.

Shtatlarti beson që Kosova do të ketë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen tjetër dhe kështu do të vazhdojë rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

“Sot si ekip kemi qenë të shkëlqyeshëm, nuk kemi pas gabime. Kjo u pa edhe në rezultat dhe jemi të lumtur”.

“Shpresojmë në një rezultat edhe ndaj Azerbajxhanit, së paku barazim. Falënderoj tifozët për përkrahjen”.

“Me gjithë ata tifozë në Prishtinë shpresoj se do ta përmbysim Azerbajxhanin, si me lojë ashtu edhe me rezultat”, ka thënë Muriqi.

Donis Avdijaj: Jam i lumtur me fitoren, tifozët lojtari i 12-të i Kosovës

Një nga ata që befasoi për të mirë në fitoren e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maltës me rezultat 0-5 në Ligën e Kombeve ishte Donis Avdijaj.

22-vjeçari shënoi dy gola me t’u futur në lojë, duke i treguar të gjithëve se dëshira tek ai për suksese është e madhe.

“Jam shumë i lumtur që kemi fituar, gëzimi është shumë i madh në skuadër. Kemi edhe një lojë, na duhet një pikë”.

“Personalisht jam i lumtur me golat, ia dedikoi babait. Jam shumë i kënaqur”.

“Tifozët edhe sonte ishin të mrekullueshëm, ata janë lojtari i 12-të i joni”, ka thënë Avdijaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera