Deklaratat e futbollistëve të Kombëtares U21 pas stërvitjes së sotme

Autori: Gazeta inFokus
22:45 | 03 September 2018
Kombëtarja U21 e Kosovës ka filluar sot përgatitjet për ndeshjen kundër Irlandës, që do të zhvillohet, të premten, në orën 19:00, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, në kuadër të Grupit 5 për kualifikimet e Evropianit 2019, shkruan GazetaFokus.
Deklaratat e futbollistëve të Kombëtares U21 pas stërvitjes së sotme.
Deklaruan pas stërvitjes
Dilan Qela: Është kënaqësi e madhe për mua që jam pjesë e Kombëtares U21 dhe që më është dhënë mundësia ta përfaqësojë Kosovën. Bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë. Është një atmosferë shumë e mirë brenda grupit dhe shpresoj ta jap më të mirën time. Edhe pse ishte vetëm stërvitja e parë sinqerisht më është dukur sikur jam që një kohë të gjatë me këta futbollist, pasi është e lehtë kur je në një ekip që të gjithë flasim gjuhën tonë. Po ashtu edhe në lojën me top jemi kuptuar shumë mirë.
Medijon Hoxha: Kam ardhur më vonë në grumbullim sot gjatë ditës, por djemtë më kanë pritur shumë mirë. Shihet se është një atmosferë shumë e mirë brenda ekipit. Unë si i ri e kam pak më të vështirë, por të gjithë po më ndihmojnë. Realisht ende nuk e njoh mirë ekipin, por nga ajo çfarë pashë në stërvitjen e parë jam shumë i kënaqur dhe besoj se mund të marrim rezultat pozitiv kundër Irlandës.
Leard Sadriu: Për mua është një ndjenjë e jashtëzakonshme që në moshën 17-vjeçe më është dhënë mundësia të luajë për Kombëtaren U21. Më parë kam qenë pjesë e Kombëtares U17 dhe tash kalimi në U21 është një motiv shtesë për të dhënë maksimumin dhe për ta arsyetuar besimin e trajnerit. Jam pritur shumë mirë nga ekipi sikur të ishim njohur një kohë të gjatë dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Dardan Karimani : Bashlëlojtarët më kanë pritur shumë mirë. Shihet që ka harmoni të madhe mes lojtarëve, pasi të gjithë shoqërohen dhe besoj se në ditët në vazhdim do ta njohim më mirë edhe lojën e njëri-tjetrit. Ndjehem krenar që do ta përfaqësojë vendin tim. Kam luajtur më parë edhe për Shqipërinë, por unë jam me origjinë nga Kosova dhe të luash për Kosovën është një emocion edhe më i madh. Shpresoj të luaj disa minuta në duelin me Irlandën. Do të luajmë në Mitrovicë që është vendlindja e familjarëve të mi. Do të jetë një ndjenjë e jashtëzakonshme, pasi aty do të vijnë edhe familjarët e mi. Nëse fitojmë kundër Irlandës do të ishte diçka e madhe, pasi do të rriteshin edhe gjasat për kualifkim në Evropian.
Fuad Rrahimi: Jam i lumtur që jam ftuar nga Kosova U21. Unë jam shqiptar dhe është ndjenjë e mirë dhe krenari kur luan për shtetin tënd. Po më pëlqen shumë atmosfera në grup, pasi është si një familje. Nuk ka inate, s’ka mendjemadhësi, të gjithë janë të afërt dhe kjo po më pëlqen më së shumti. Po ashtu edhe kushtet janë shumë të mira si në hotelin ku jemi akomoduar, ashtu edhe fusha ku e stërvitëm. Tash na mbetet të përgatitemi sa më mirë gjatë këtyre ditëve dhe të paraqitemi denjësisht kundër Irlandës.

Të tjera
-
Rriten remitancat: 402.93 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2025
Remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e Kosovës, duke s...
-
Tërmet në Mal të Zi
Një tërmet me magnitudë 2.05 ballë të shkallës Rihter goditi zonën pranë Tiva...
-
Kamioni përfshihet nga flakët në ‘Rrugën e Kombit’, shpëton mrekullisht shoferi
Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëme në Rrugën e Kombit, pranë tuneli...
-
Arrestohen dy qytetarë dhe një polic jashtë detyrës, IPK: Zyrtari ishte i suspenduar për një rast tjetër
Inspektorati Policor ka njoftuar se të shtunën ka ndodhur një incident mes di...
-
Vr*asja e Liridona Ademajt, familja presin gjykim të drejtë e vendim meritor
Gjykim efikas e me vendim meritor është kërkesa e familjes së Liridona Ademaj...
-
Sot tentativa e 25-të, a do të ketë konstituim të Kuvendit?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për herë të 24-të m...
-
“Artane Rizvanolli po rren”, drejtoresha e RTV 21 i reagon ashpër ministres për “tregun e hapur energjetik”
Drejtoresha e RTV 21, Afërdita Saraçini- Kelmendi, i ka reaguar ashpër minist...
-
Aksidenti në Polluzhë të Drenasit, kjo është gjendja e të riut që ishte në veturë me 24-vjeçaren
Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabi...
-
Bajrami kërkon hetim pas deklaratës së Rizvanollit: Çmimi i MWH-së nga 64 mund të kalojë në 260 euro
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar hetim pas deklaratës së minis...
-
Sulmi me dronë, Zelensky: Veprimet e Ukrainës padyshim që do të hyjnë në librat e historisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhj...
-
Kjo është 24-vjeçarja që vdiq pas aksidentit në Polluzhë të Drenasit
Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi...
-
“Tregu i hapur energjetik”, Rafuna: Asnjë fabrikë të dielën nuk punon, çmimi i energjisë arrin në 64.3 euro për megavat
Sot ka hyrë në fuqi tregu i lirë energjetik siç e quan Qeveria, përkundër kun...