Lajme

Deklarata skandaloze e Kurtit për Melonin, Çitaku me kritika: Po sillet si analist i pavarur

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 03 Mars 2024

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas deklaratave skandaloze të kryeministrit Albin Kurti, të bëra në lidhje me kryeministren e Italisë, duke thënë se ai, Kurti pra, fillimisht ka qenë skeptik me zgjedhjen e Melonit si kryeministre dhe se këtë të fundit e ka lidhur me fashizmin, shkruan Gazeta Metro.

Çitaku rreth kësaj deklarate të turpshme të Kurtit, ka thënë se, kryeministrit po sillet si analist i pavarur, dhe se për të njëjtën deklaratë, nënkryetarja e PDK’së shpreson se është ndonjë lëshim nga ana e gazetarit.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Imagjinojeni, Kryeministri i Kosovës jep intervista e sillet si analist i pavarur.

Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini.

Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës t’iu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italianë. Aq më pak publikisht.

Detyrë e tij është fuqizimi i raporteve të Kosovës me botën.

Po kam dëshirë me besu që është ndonjë lëshim nga ana e gazetarit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy