Lajme

Deklarata emocionuese e Selimit në Hagë, tregon si ua bashkua familjes Jashari në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 04 April 2023

Edhe sot është duke vazhduar seanca e gjykimit ndaj ish krerëve të UÇK-së, në Hagë.

Pas Hashim Thaçit, fjalën e ka marrë edhe ish deputeti i Kosovës, njëri ndër tëakuzuarit e Speciales, Rexhep Selimi.

Selimi në fjalimin e tij para gjyqtarëve në Hagë tregoi se si kishte vetëm dy zgjedhje pasi gjatë luftës në Kosovë shumë bashkëmoshatarë të tij u detyruan të lëshonin Kosovën, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Në fillim të viteve të 90ta shumë bashkëmoshatare të mi u detyruan të largohen nga vendi i tyre që aq shumë e donin. Ndaj në atë kohë unë kisha dy opsione, të qëndroja në Kosovë dhe të prisja që potencialisht mund të helmohesha, arrestohesha, të vritesha, të dërgohesha me dhunë në ushtrinë vrastare të Serbisë apo për të iu shmangur kësaj ta lëshoja edhe unë Kosovën’, ka thënë Selimi.

Ai ka treguar për momentin kur iu bashkua, komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe familjes së tij.

“të shkoja diku në Gjermani apo në këtu në Holandë ku kisha gjysmën e familjarëve të mi të kërkoja azil sikur shumë të rinj shqiptarë në atë kohë. Prej këtyre dy opsioneve unë zgjodha një rrugë të tretë. Në vend që ti bashkohesha familjarëve të mi në mërgim unë ju bashkova një familje akoma më të madhe, iu bashkova familjes Jashari në Prekaz. Lashë studimet e letërsisë dhe u bëra pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shtuar Selimi./Gazeta Infokus/

NDIQENI LIVE

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera