Lajme

Deklarata emocionuese e nënës së Nora Gjakovës pasi e bija e saj fitoi medaljen e artë olimpike

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 26 July 2021

Nora Gjakova mëngjesin e së hënë ka arritur ta fitoj medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’ që po mbahen në Japoni, shkruan Gazeta inFokus.

Xhudistja pejane bëri krenar familjen e saj dhe mbarë popullin e Kosovës me triumfin në kategorinë deri 57 kilogramë.

Për suksesin historik të Norës, ka folur nëna e saj, Elvana, e cila është shprehur shumë e gëzuar me triumfin e bijës së saj.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se kanë qëndruar zgjuar ter natën duke pritur duelet e Norës dhe djalit të tyre Akilit, i cili përfundoi i shtati në këtë olimpiadë.

“Jo, gjithë natën kemi qëndruar zgjuar, duke pritur Akilin, më pas edhe Norën. Medalja e Norës na ka gëzuar shumë, Akili u rendit i shtatit, natyrisht se nuk është pak”, është shprehur Elvana për RTV Dukagjinin.

Me pas ajo ka deklaruar se Norës i është realizuar ëndrra, teksa ka shtuar se i ka përcjellur të gjitha përballjet e bijës së saj.

“Norës i është realizuar ëndrra e saj, është pa fjalë si çdo herë dhe ia ka arrit me fitua. I kam përcjell të gjitha përballjet e Norës, më kanë pëlqyer shumë”, theksoi nëna e Nora Gjakovës.

Nora Gjakova fitoi për herë të parë medalje të artë, kurse dy ditë me parë të artën e kishte fituar edhe Distria Krasniqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera