Sport

Deklarata e Valon Berishës pas humbjes nga Jordania

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 10 November 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll është mposhtur edhe nga Jordania, në duelin miqësor të luajtur të mërkurën mbrëma në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kanë pësuar disfatë nga jordanezët me rezultat 2-0, në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Golat për ekipin mysafir i realizuan Baha Faisal në minutën e 18’ dhe Hamza Ali Khaled Al Daradreh në minutën e 85’.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, i cili tha se do të donin të kishin një rezultat më pozitiv, duke shtuar se e dhanë maksimumin.

“Do të donim të kishim një rezultat më pozitiv. Të gjithë duhet të nisen nga vetja, kur luan për kombëtaren duhet të japësh maksimumin, edhe pse unë mendoj se e kemi dhënë maksimumin. Ata shënuan gol nga asgjë një devijim hyri gol, ne tentuam të ngjallemi të kthejmë rezultatin,. Por nuk hynte topi dhe në fund gabimet personale dhe shënuan sërish”, tha Berisha.

Ndeshjen e radhës Kosova e luan të dielën në udhëtim te Greqia, takim ky i vlefshëm për xhiron e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera