Sport

Deklarata e trajnerit të Suedisë pas fitores ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 12 January 2020

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të vitit 2020.

‘Dardanët’ pavarësisht se luajtën më mirë se suedezët në fund humben më rezultat minimal 1-0.

Të dy kombëtaret u paraqitën më futbollistë të cilën kanë pak hapësirë apo edhe që janë ftuar për herë të parë nga kombëtarja e tyre.

-Advertisement-

Te kosovarët u paraqitën shumë futbollistë që luajnë në Superligë.

Pas ndeshjes trajneri i Suedisë, Janne Andersson tha se skuadra e tij luajti më dobët se Kosova.

“Mendoj se ishim paksa me të dobët në lojën tonë në krahasim me Kosovën. Fituam, por kisha shpresuar në një ndeshje më të mirë”, ka thënë Andersson për “TV4”.

“Nuk janë vetëm një apo dy lojtarë që luajtën dobët, ishte një tërësi”, vlerësoi më tej trajneri suedez.

“Regjistruam dy fitore, dhe kjo tani ka rëndësi”, shtoi ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera