Sport

Deklarata e trajnerit të Prishtinës pas humbjes nga Drita

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 05 December 2021

Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje nga Drita me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e 17-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, tha se futbollistët e tij nuk kanë ditur ti shfrytëzojnë rastet.

“Drita është një skuadër e fortë dhe luajtën të disiplinuar duke tentuar që nëpërmjet kundërsulmeve të vijë deri te goli dhe që në fund ia doli të bëj gol. Ne nuk kemi ditur t’i shfrytëzojmë rastet tona dhe jemi dënuar me një gol. Ne duhet të jemi më konkret në rastet që i krijojmë për gol”, ka thënë Ibrakoviq për Art Sport.

-Advertisement-

Pas kësaj humbje Prishtina mbetet e katërta me 24 pikë, kurse Drita renditet e treta me 31 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera