Sport

Deklarata e trajnerit të Prishtinës pas humbjes nga Barcelona

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 15 January 2021

Barcelona mposhti Prishtinën me rezultat të thellë 9-2, në kuadër të Ligës së Kampionëve në futsall, shkruan Gazeta inFokus.

Menjhërë pas ndeshjes ka folur trajnerit i Prishtinës, Huar Morina, i cili është shrehur tejet i lumtur me paraqtijen e lojtarëve të tij.

“Ne e kemi ditur që Barcelona është kundershtar i fortë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët. Kjo është për ne lojë historike për gjithë lojtarët dhe për mua. Ata u munduan të japin më te mirën, aq sa mundën. Për mua kjo është ndeshja ma e rëndësishme”.

-Advertisement-

“Unë po besoj dhe shpresoj se kjo lojë do të na ndihmojë, për shkak se kemi marrë motiv me punu më shumë dhe për të luajtur në nivele më të larta. Unë e kam përcjellur lojën e Barcelonës dhe e kam parë se është nivel i lartë. Ata luajtën të qetë. Ne kemi ditur se do të jetë kështu loja. Për gjithë Kosovën ka qenë historike kjo lojë. Për neve është krenari. Është diçka shumë e madhe”, është shprehur Morina.

Kjo ishte hera e parë që Prishtina luajti kundër Barcelonës, që aktualisht është kampione në fuqi në këtë kompeticion./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera