Sport

Deklarata e trajnerit të Milanit pas shortit të Ligës së Evropës

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 26 February 2021

Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës së finales në Ligën e Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Njëri nga çiftet është ai mes Manchetser United dhe Milanit, i cili pritet të jetë ballafaqimi me interesant.

Në lidhje me këtë ka folur trajneri i ‘Rossonerëve’, Stefano Pioli, i cili ka vlerësuar lart kundërshtarin.

-Advertisement-

“Do të jetë një ndeshje stimuluese dhe motivuese për ne. Ne përballemi me favoritët më të mëdhenj të këtij kompeticioni”.

“Një kundërshtar dhe një stadium që kujtojnë momente të lavdishme në historinë tonë”, është shprehur tekniku italian.

Dueli i parë mes Manchetser United dhe Milanit pritet të luhet me 11 mars, kurse i dyti me 18 mars./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera