Sport

Deklarata e trajnerit te Kosovës

Autori: inFokusi 20:29 | 17 November 2018

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur pas fitores në udhëtim te Malta në kuadër të Grupit 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve.

Challandes është ndarë i lumtur me paraqitjen dhe intensitetin e lojtarëve të tij të treguar në fitoren 0-5 të Malta, ndërsa pret ndeshje të madhe ndaj Azerbajxhanit.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjen. Malta bëri ndeshje të mirë në pjesë të parë, por isha i lumtur në pjesën e dytë që bëmë mbrojtje dhe sulm të mirë”, ka thënë fillimisht Challandes pas ndeshjes për Supersport.

-Advertisement-

“U desh të mbysim më herët ndeshjen, pasi mu kujtua takimi i parë në Prishtinë, por ndihem i lumtur me fitoren”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera