Sport

Deklarata e trajnerit të Gjilanit pas fitores ndaj Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 12 July 2020

Skuadra e Gjilani ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Drenicës, në duelin e vlefshëm për javën e 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani e ka quajtur kitë fitore si shumë të rëndësishme, derisa ka shtuar se kanë humbur shumë raste.

“Një fitore shumë e rëndësishme në këtë pikë që jemi. Kemi patur shumë raste të humbura, por e rëndësishme ishte fitorja, pasi që luanim përballë një kundërshtari të vështirë siç është Drenica me futboll të bukur dhe mbi të gjitha me nevojë të madhe për pikë”, deklaroi fillimisht Gentjan Mezani për Super Sport Kosova”.

-Advertisement-

Ai ka folur edhe për mungesën e mbrojtësve të majtë të ‘kuqebardhëve’ për ndeshjen e radhës ndaj Dritës.

“Halili po luan mirë, ndërkohe Jackson është i lënduar, nëse nuk rikthehet ai gjatë javës duhet të gjejmë alternativa për në krahun e majtë të mbrojtjes. Kemi një javë për të rikthyer si të dëmtuarit, ashtu edhe ta përgatisim ekipin për derbi”, përfundoi Mezani.

Pas kësaj fitoreje Gjilani renditet i dyti me 61 pikë, tri me pak se Drita që kryeson./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera