Sport

Deklarata e trajnerit të Drenicës pas humbjes nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 12 July 2020

Drenica është mposhtur në udhëtim të Gjilanit me rezultat 2-0, në takimin e vlefshëm për javën e 30-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Fadil Rama deklaroi se e respektuan tepër Gjilanin.

“Lojën e filluam me një respekt të tepërt te Gjilani. Gabuam në pjesën e parë dhe pranuam dy gola shumë naiv. U munduam të riktheheshim në pjesën e dytë, por nuk ishim konkret në realizimin e tyre”, deklaroi fillimisht Rama për “Super Sport Kosova”.

-Advertisement-

Tekniku i Drenicës ka folur edhe për tri finalet e mëdha që e presin skuadrën e tij deri në fundin e kampionatit.

“Dy ndeshjet të cilat do t’i kemi në shtëpi do t’i fitojmë, ndërkohë do të tentojmë të nxjerrim rezultat pozitiv ndaj Dritës si mysafir”, përfundoi Rama.

Drenica pas kësaj humbje mbetet e 8-ta me 38-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera