Sport

Deklarata e trajnerit të Besës pas humbjes nga Arbëria

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 25 February 2021

Besa u mposht nga Arbëria me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Menjëherë pas ndeshjes për Art Sport u deklarua trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi, i cili tha se ishte e vështirë të rikthehej rezultati.

“Kur pësuam ishte vështirë të riktheheshim, sidomos goli i tretë në fillim të pjesës së dytë na humbi shpresat. Sa i përket objektivit, ne duhet të bazohemi në ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Krasniqi.

-Advertisement-

Besa ndeshjen e radhës e luan si mysafir ndaj Dritës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera