Sport

Deklarata e trajnerit të Drenicës pas fitores ndaj Besës

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 16 April 2021

Drenica mposhti Besën me rezultat 2-1, duel ky në kuadër të xhiros së 29-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Menjëherë pas ndeshjes ka folur trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, i cili tha se skuadra e tij luajti ashtu siç e kishte planifikuar.

“Te them të drejtën e kemi parë që do të jetë lojë e vështirë, Besa ka lojtar të talentuar ata luftojnë në çdo cep te fushës. Mirëpo ne ruajtëm qetësinë dhe luajtëm ashtu siç e kishim planifikuar. Do të jetë e vështirë deri në fund, kemi gjetë disa lojtarë qe kanë kualitet, na pret një punë shumë e vështirë”, tha ai.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore Drenica mban vendin e tetë në tabelë me 33 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera