Sport

Deklarata e Tahir Batatinës pas fitores ndaj Drenicës

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 20 April 2019

Llapi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Drenicës me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e 28-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes tekniku llapjan, Tahir Batatina deklaroi:

“Një fitore e mundimshme duke ditur forcën dhe potencialin që ka skuadra e Drenicës. Ç’është e vërteta ekipi i Drenicës na vuri në vështirësi disa herë gjatë pjesës së parë, por që arritëm të mbroheshim me sukses, teksa në pjesën e dytë u thash futbollistëve të ruajnë qetësinë sepse goli do të vinte. Ashtu edhe ndodhi, pasi që lojtarët zbatuan në përpikëmëri detyrat taktike dhe realizuam fitoren e pestë më radhës së bashku. Një fitore shumë e rëndësishme në garën për titullin kampion, megjithëse nuk e kemi me çdo kusht të dalim kampion. Është kënaqi të punosh me futbollistë si Mentor Zhdrella, Ahmed Januzi dhe të tjerët, pasi që janë djem të shkëlqyer dhe një grup i shkëlqyeshëm i futbollistëve”, deklaroi Batatina.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera