Lajme

Deklarata e Sveçlës se Luan Berisha ka bërë vetëvrasje, reagojnë familja dhe avokati

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 09 November 2021

Familja Berisha dhe avokati i tyre Flakron Sylejmani e kanë konsideruar të dëmshme deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se punëtori i Doganës, Luan Berisha ka bërë vetëvrasje.

Sipas familjes Berisha dhe avokatit deklarimet e tilla publike të zyrtarëve shtetëror e në veçanti të ministrit të Punëve të Brendshme, për rastet që janë ende në fazën e hetimeve nuk i kontribuojnë hetimit profesional dhe të pavarur si dhe zbulimit të veprave penale dhe kryesve të tyre.

Një ditë më parë motra e ish-zyrtarit të Doganës së Kosovës, Luan Berisha, i cili u gjet pa shenja jete në oborr të Doganës në prill të këtij viti, “ua ka zënë rrugën” kryeministrit dhe ministrave të tij, derisa ata po ecnin në sheshin e Prishtinës, në përkrahje të kandidatit të tyre për kryeqytet, dhe ka kërkuar zbardhjen e këtij rasti.

-Advertisement-

Para kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ministrit të Financave, Hekuran Murari, ajo ka kërkuar të dijë nëse po punohet për zbardhjen e këtij rasti, që ajo e quajti vrasje.

Lexoni të plotë reagimin e familjes Berisha dhe avokatit të tyre:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera