Sport

Deklarata e Stefano Piolit pas humbjes nga Interi

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 26 January 2021

Milani është eliminuar nga Kupa e Italisë, pasi është mposhtur nga Interi me rezultat 2-1, në duelin e zhvilluar në kuadër të çerekfinales, shkruan Gazeta inFokus.

‘Rosonerët’ pësuan disfatë edhe pse ishin duke fituar me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimovic në minutën e 31’.

Në anën tjetër golat për ‘Zikaltërit’ i realizuan Lukaku në minutën e 71’ dhe Eriksen në minutën e 90+7’.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili ka thënë se i vije keq që janë eliminuar pasi donin të shkonin deri në fund.

Tutje ai foli edhe kacafytjen e Ibrahimovicit me Lukakun dhe për kartonin e kuq të sulmuesit suedez.

Eliminimi nga gara: “Na vjen keq që jemi eliminuar, donim të shkonim deri në fund.”

Për grindjet Ibra-Lukaku: “Ndikoi, paralajmërimi i parë shkaktoi largimin me të kuq. Ata janë të rritur, nuk e di se çfarë thanë, mund të ndodhë, duhet ta kapërceni atë dhe të mendoni për vazhdim” .

Për kartonin e kuq: “Me dhjetë lojtarë u bë edhe më e vështirë, ne u bëmë pak naivë në lidhje me faullin e penalltisë. Është një paraqitje e mirë, unë dal nga kjo humbje shumë i sigurt për të ardhmen tonë”.

Për atë që bëri ndryshimin: “Dallimi ishte vetëm fakti që kishin mbetur 10 kundër 11, në ndeshje njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë, gjithçka do ishte e hapur.”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera