Sport

Deklarata e Shpëtim Idrizit pas humbjes nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 22 November 2020

Trepça ’89 ka pësuar humbje në udhëtim të Prishtina me rezultat 4-2, në takimin e luajtur në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘minatorëve’, Shpëtim Idrizi, i cili ka thënë se nuk kanë kohë ta vajtojnë këtë humbje, pasi duhet të përgatiten për duelin e radhës.

“Nuk e nisëm ndeshjen mjaft mirë, megjithëse reaguam duke shënuar pas disavantazhit prej dy golave. Edhe pjesën e dytë e nisëm mirë dhe të ju them të drejtën është dashur të realizojmë për ta barazuar rezultatin, por kur nuk shënon e pëson. Kundërshtari na realizoi edhe dy gola të tjerë pasi që skuadra u lëshua tërësisht në ofansivë. Ne nuk duhet të dëshpërohemi, nuk kemi kohë për të humbur, pasi që duhet të fillojmë të përgatitemi menjëherë për ndeshjen e radhës”, deklaroi Idrizi pas ndeshjes për “Art Sport”.

-Advertisement-

Pas kësaj humbje Trepça ’89 renditet e 8-ta me 14-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera