Sport

Deklarata e Sami Sermaxhajt pas fitores ndaj Flamurtarit

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 07 April 2019

Ballkani ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme përballë Flamurtarit me rezultat 2-0, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri, Sami Sermaxhaj, deklaroi:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, duke patur parasysh edhe rezultatet jo të mira që kemi marrë në gjashtë ndeshjet e fundit. Ishim të ngarkuar psiqikisht, pasi që nuk kemi marrë rezultatet e duhura. Në pjesën e parë nuk bëmë një paraqitje të mirë, pasi që ishim të rënduar nga ndeshja e kaluar me Feronikelin, por në atë të dytën reaguam mirë dhe shënuam dy gola me plotë meritë. Por, pavarësisht fitores asgjë nuk ka përfunduar, lufta do të vazhdojë deri në fund”, deklaroi Sermaxhaj për Super Sport Kosova.

-Advertisement-

“Në pjesë e dytë u dakorduam me lojtarët të ndryshojmë qasjen e lojës. Të luajmë më shpejtë dhe të reagojmë më shpejtë. Kemi ende shumë gjëra për ti përmisuar. Ekipi ishte në presion, por ne e administruam lojën dhe në fund e fituam me meritë”, mbylli Sermaxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera