Sport

Deklarata e parë e Thomas Tuchelit si trajner i Chelseas

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 26 January 2021

Thomas Tuchel është zyrtarizuar trajner i ri i skuadrës se Chelseas, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri gjerman do ta zëvendësoj Frank Lampardin e shkarkuar për shkak të rezultateve negative.

Tuchel ka nënshkruar kontratë 18 muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

-Advertisement-

Më të marrë drejtimin e ‘Bluve’ nga Londra, Tuchel ka dhënë edhe deklaratën e parë për media.

Ai ka thënë se ka respekt të madh për punën e Lampardit, derisa shtoi se mezi pret ta takon ekipin e ri dhe ta fillon garën në ligën me emocionuese në futboll sipas tij.

“Të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Frank Lampard dhe trashëgiminë që ai krijoi në Chelsea. Në të njëjtën kohë, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese në futboll. Jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes Chelsea – është diçka e mahnitshme!”, deklaroi Thomas Tuchel.

Trajneri gjerman së fundmi ka qenë pjesë e PSG-së, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrën e Dortmundit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera