Sport

Deklarata e Munishit pas fitores bindëse ndaj Besës së Pejës, kjo gjë e befasoi teknikun prishtinas

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 05 April 2021

Skuadra e Gjilanit e ka mposhtur bindshëm Besën e Pejës me rezultat 5-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 27-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i gjilanasve, Ismet Munishi, i cili ka folur për rolin e ri në fushë të Fiton Hajdarit.

“Po, Fitoni është lojtar shumë i mirë si në fazën e mbrojtës dhe të sulmit. Jemi dal sot me formacion ofensivë. Fitoni vetëm rolin e ka pas mbrojtës i djathtë se shumicën e kohës ka qëndruar në sulm”, u shprehë Munishi fillimisht.

-Advertisement-

Tutje tekniku prishtinas u shpreh se e ka befasuar loja e mirë e treguar nga skuadra e Besës.

“Me të vërtet më kanë befasuar me lojë të mirë Besa edhe sot edhe gjatë kampionatit. Rezultati nuk është në raport me atë që është treguar në fushë. Kemi një grup futbollistësh që kanë karrierë të mirë”, tha trajneri i Gjilanit.

Për fund trajneri i ‘kuqebardhëve’ tha që të gjithë golat ishin të bukur.

“Po, është e vërtet që të gjithë golat ishin të bukur nuk do ta veçoj asnjë. Më vjen mirë që arritëm të shënojmë shumë gola, e arritën të zhbllokohen shumë futbollistë”, përfundoi ai.

Pas kësaj fitoreje, Gjilani vazhdon të jetë i katërti me 40 pikë, ndërsa Besa e Pejës mbetet e fundit me 10 sosh./Gazeta inFokus//Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera