Sport

Deklarata e lojtarit që e dërgoi PSG-në në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 12 August 2020

Paris Saint Germaini është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë golit të realizuar nga Maxim Chuopo-Moting në minutën e 93’ të takimit, shkruan Gazeta inFokus.

PSG-ja ka fituar ndaj Atalantas krejt në fund të ndeshjes me rikthim rezultati nga 0-1 në 2-1.

Golin tjetër për parisienët e shënoi Marquinhos në minutën e 90’, ndërsa golin e vetëm për skuadrën italiane e realizoi Mario Pasalic në minutën e 27’.

-Advertisement-

Pas ndeshjes ka folur edhe heroi i PSG-së, Maxim Chuopo-Moting, i cili ka deklaruar se ishte një ndeshje e çmenduar dhe shumë e vështirë.

“Ishte një lojë e çmendur. Një lojë e vështirë kundër një kundërshtari të ashpër. Nuk ishte e lehtë. Neymar pati një lojë të shkëlqyeshme”, tha fillimisht Moting.

“Kur u futa në fushë e mendova se këtë ndeshje nuk mund ta humbasim, nuk mund të shkojmë në shtëpi me këtë rezultat. Unë kam qenë i sigurt në veten time dhe ekipin”, përfundoi ai.

Pas kësaj fitoreje PSG-ja në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit, Leipzig – Athletico Madrid./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera