Lajme

Deklarata e Kurtit për sulme në veri, Ramadani: Shpërqëndrim për qytetarët, tema reale është mungesa rrymës

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 25 December 2024

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani pas deklaratës së Kryeministrit Kurti për paralajmërim të sulmeve në veri, ka thënë se një deklaratë e tillë është veç shpërqëndrim për qytetarët.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka thënë se tema reale është mungesa e rrymës.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Tema reale është mungesa e rrymës. Tjerat janë shpërqendrim për qytetarët, sepse për to janë institucionet përkatëse që bëjnë punën e vet.

Me secilin që takohen sot në qytet, një hall kanë: nuk ka rrymë, ndërsa faturat vijnë shumë të larta.

Temat tjera janë profesionale dhe për to merren institucionet përgjegjëse, bashkë me prezencën ndërkombëtare ushtarake.

Por, qytetarët hallin e kanë se po paguajnë shumë shtrenjtë rrymën dhe po mërdhihen në të njëjtën kohë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera