Lajme

Deklarata e Kurtit për Ivanoviqin, Konjufca: Mendimi im dhe i kryeministrit është i njëjti

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 19 January 2023

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Galuk Konjufca ka folur lidhur me deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo erdhi si pasojë e pyetjes së deputetes së Partisë Demokratikë të Kosovës, Blerta Deliu, e cila kërkoi të di nëse qëndrimi i Konjufcës është i ngjashëm me atë të Kurtit.

I pari i Kuvendit tha se mendimi i tij për Ivanoviqin është i njëjtë me atë të kryeministrit.

-Advertisement-

“Pyetjet i bëhen vetëm qeverisë në këtë pjesë, po mendimi im dhe i kryeministrit për zotin Ivanoviq është i njëjti, mendoj unë, ai që ka qenë gjithmonë. Asgjë nuk mund të ndryshojë biografinë politike që ka pasur, përgjegjësia e tij në të gjitha ato dëme që i janë shkaktuar popullit tonë është evidente dhe për këtë është dënuar ai. Ne kemi thënë haptas me emrin që i përket një njeriu që bënë veprime të tilla dhe ai është dënuar dhe kualifikuar me kategorinë e kriminelit. Kështu që ky është edhe mendimi jonë. Kriminel, po, po, kriminel pa kurrfarë dyshimi”, theksoi Konjufca,

Derisa ka shpjeguar deklaratën e Kurtit, duke thënë se ai ka dashur që të potencojë se Ivanoviq është vrara nga presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiq.

“Tash asgjë nuk mund t’i heq kësaj se e ka vendosur edhe gjyqësia e Kosovës, kështu që. Ne kemi thënë shumë më përpara se të vendosë gjyqësia këtë çështje. Kryeministri vetëm ka dashur të thotë se ai njeri është vrarë nga Aleksandër Vuciq, e kjo duhet të hetohet po ashtu nga ana e drejtësisë sonë, bile edhe nga drejtësia ndërkombëtare. Ky është ma merr mendja mesazhi që donte të përçonte dhe e ka përcuar. Asnjë prej krimeve që ai ka bërë nuk i hiqet nga biografia e tij”, shtoi ai.

Kujtojmë se ditë më parë, i pari i qeverisë duke i thurur lavde e përkujtoi Ivanoviqin në pesë vjetorin e vrasjes së tij./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera