Sport

Deklarata e Klodian Duros pas disfatës nga Ballkani

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 21 February 2021

Feronikeli është mposhtur në udhëtim te Ballkani me rezultat minimal 1-0, në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 20-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, golin e vetëm për vendasit e realizoi sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, në minutën e 81’.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Feronikelit, Bledi Shkëmbi, i cili ka thënë se Ballkani ka fituar me meritë.

-Advertisement-

“Ballkani e meritoi fitoren, pasi që insistoi shumë për ta arritur atë dhe kur një skuadër na mposht në këtë mënyrë unë jam i pari që i zgjas dorën dh mendoj se Ballkani është njëra nga skuadrat më të forta me të cilat jemi përballur deri më tani”, deklaroi fillimisht Duro për “Art Sport”.

Tutje trajneri nga Shqipëria foli ecurinë e ndeshjes.

“Duhet theksoj se kjo është mënyra e vetme se si futbolli kosovar duhet të përparoje, do të thotë janë këto ndeshje. Pjesa tjetër ti lënë llafet nëpër shtëpi, apo kafene dhe të flasin më mirë për futboll. Ne patëm shumë raste për të shënuar dhe sikur ta bënim një gjë të tillë ne do ta dërgonim ndeshjen atje ku ne dëshironim. Pranuam një gol në fundin e ndeshjes, e cila ndoshta dhemb më shumë, por kemi ende për t’u përmirësuar”, përfundoi Duro.

Pas kësaj humbje Feronkeli ka zbritur në pozitën e gjashtë me 25 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera