Sport

Deklarata e kapitenit të Kosovës pas ndeshjes me Suedinë

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 12 January 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje nga Suedia me rezultat minimal 1-0 në duelin e zhvilluar në Doha të Katarit, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ edhe pse luajtën më mirë nuk arritën që të paktën të nxjerrin një barazim në këtë përballje miqësore.

Pas ndeshjes kapiteni i Kosovës në këtë takim, Fidan Aliti tha se çdo lojtar e ka treguar vlerën e tij në këtë ballafaqim.

-Advertisement-

“Jam krenar çdo herë që e përfaqësoj Kosovën”, ka fillimisht Aliti pas ndeshjes.

“Sot trajneri ma dha detyrën e kapitenit dhe u përpoqa ta ndihmoj ekipin me eksperiencën time”.

“Mendoj se çdo njeri prej nesh e ka treguar veten dhe kemi luajtur ashtu siç ka kërkuar trajneri”.

“Jam shumë krenar për këta djem të ri, të cilëve iu dha rasti për të luajtur dhe i treguan vlerat e tyre”, përfundoi kapiteni i Kosovës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera