Uncategorized

Deklarata e ish-ministrit serb për dialogun rreth Kosovës nervozon Listën Srpska

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 20 October 2017

Lista Srpska ka theksuar se ish-ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, duke ftuar bashkatdhetarët e tij që të mos marrin pjesë në dialogun e brendshëm mbi Kosovën ka treguar një nivel të paprecedentë të papërgjegjësisë politike dhe kombëtare.

“Të kërkosh që serbët të mos jenë të interesuar për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, vetëm sepse dialogu i brendshëm u iniciua nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, është lëvizja e një fëmije të zemëruar, e jo politik”, thuhet në reagimin e Listës Serbe ndaj deklaratës së Jeremiqit se dialogu i brendshëm është farsë, raportojnë mediet serbe, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera