Deklarata e Haxhiut pas dëshmisë së saj në rastin e Astrit Deharit, kiritikon ashpër prokurorin

Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 20 November 2023
Sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është përgjigjur ftesës për të dëshmuar në rastin e Astrit Deharit.
Pas dëshmisë në Gjykatë, ministrja ka ftuar gazetarët në konferencë për media ku ka akuzuar sistemin e drejtësisë se nuk po e kryejnë siç duhet punën e tyre.
Haxhiu ka kritikuar ashpër prokurorin e rastit duke thënë se e ka ftuar atë të dëshmojë pas një statusi në rrjetet e saj sociale.
“Kjo konferencë vjen si shkak i ftesës që më është bërë nga prokurori special për të dëshmuar në raport me rastin Dehari pas një statusi në 7 vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit. Në cilësinë e ministres së Drejtësisë kam obligimin e plotë që të angazhohem për drejtësi dhe kam obligim moral e qytetar për tu interesuar për vrasjen e një qytetari aktivisti politik në duart e shtetit, sikurse edhe të flas për mosveprimet nga ata që kanë veshur petkun e prokurorit apo kujtdo tjetër. Prokurori special siç jeni në dijeni reagoi me shpejtësi ndaj deklaratës time. Por nuk ishte hera e parë që unë kam thënë diçka të tille publikisht, dhe për këtë ju jeni dëshmitar sepse të gjitha deklarimet e mia i kam bërë ose tek ju apo në rrjete sociale pra në vazhdimësi publike. Parashtrohet pyetja se pse reagoi tash, pse jo më herët dhe po ashtu a ka reaguar njëjte prokurori special ndaj deklaratave të zyrtarit të shtetit që kishin thënë se Astrit Dehari është vetëvrare apo a ka reaguar aq shpejtë ndaj veprimeve të kundërligjshme të zyrtarëve përgjegjës në rastin Dehari”, ka thënë Haxhiu ndër të tjera në konferencën për media.
“Po ta kisha emrin e kryesit apo kryersve të veprës penale, unë nuk do ta prisja ftesën e prokurorit për ta thënë emrin e personit që dyshohet, e kjo është puna e tij, për këtë paguhet nga taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, për këtë ai është prokuror, që të bëjë hetime, punën e tij unë nuk mund ta bëjë”, u shpreh ajo./Gazeta Infokus/
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Kurti pas takimit me QUINT: Zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse vetëm me marrëveshje Kosovë-Serbi
Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën X për takimin ...
-
Ngjarjet e datës 1 dhjetor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton Komunën e Gjilanit, ku do të tak...
-
Qarkullimi i 2 eurove falso, paraburgim gjashtë të dyshuarve
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim gjashtë ...
-
Gërvalla takon homologun senegalez, e fton për vizitë në Kosovë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në...
-
“Pesë-vaktli”, Berisha: Grabitësit e Suharekës kanë pasuri rreth 2 milionë euro, janë fetarë radikalë
Avokati Besnik Berisha, ka folur për sigurinë në vend dhe incidentet e fundit...
-
Eksperti i sigurisë jep tre skenarë se si mund të këtë ndodhur vrasja e Liridona Murseli
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka folur në lidhje me rastin e mbrëmshëm një...
-
Kroacia mbështet fuqishëm Kosovën në BE, shpreson që në verë anëtarësohet në KiE
Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të K...
-
Daçiqi në Shkup: Kosova kurrë s’do të bëhet anëtare e OSBE-së
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sonte në Shkup ...
-
Kurti, Quint-it: S’ka zgjedhje të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik B...
-
Hovenier: Unë fle rehat natën duke e ditur se ushtarët amerikan dhe KFOR-i janë në Kosovë
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur për situatën e siguris...
-
Xhelal Sveçla jep detaje për aksionin e policisë që u zhvillua kundër grabitësve të arit në Suharekë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje pas operacionit...
-
Eksperti Sylejmani kërkon të hetohet vrasja e gruas në Prishtinë, ngre dyshime se si iu lejua burrit të largohet me fëmijët
Ish-koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, tha se për vrasjen e Liridona Mur...