Lajme

Deklarata e Haradinajt nxiti reagime të shumta të serbëve: Radikali Vulin nuk përmbahet me ofendime, ja çka thotë?

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 20 January 2021

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i njohur për qëndrimet e tij fashiste ndaj shqiptarëve tha se qytetarët e siç e quajnë ‘Kosovës e Metohisë’ – ata ‘siptari’ i thekson duke i përbuzur – e pastaj shton se nuk meritojnë të përbuzen, por vazhdoi duke ofenduar Ramush Haradinajn dhe kosovarët pasi po ‘helmojnë fëmijët europianë me narkotikë’.

Vulin që i pëlqen të endet me uniformë të zezë që i ngjanë mjaft lëvizjeve fashiste megjithëse ministrit serb i pëlqen ta quaj veten socialist pretendon se kosovarët – të cilët i fyen me termin pezhorativ që përdoret nga serbët ‘shiptari’ sa herë i vjen rasti sikur tani –se Haradinaj paraqet kërcënim më shumë për këta ‘shiptari’.
“Haradinaj me budallallëqet e tij dhe kërcënimet është i rrezikshëm më shumë për ‘siptari’, kokat e të cilëve po synon t’i hedhë e harxhojë në një lum gjaku në provën e tij të shpëtojë veten nga gjyqi dhe burgu” tha ministri serb Vulin.

Ky koment i tij vjen pas deklaratës së kryetarit të AAK’së rreth referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe përgjigjen e tij ndaj reagimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera