Sport

Deklarata e Florent Hasanit para sfidës ndaj Irlandës

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 07 September 2018

Kombëtarja U21 ka zhvilluar  në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë stërvitjen e fundit para përballjes me Irlandën, që do të luhet sonte në po këtë stadium, në kuadër të grupit 5 të kualifikimeve të Evropianit 2019, shkruan GazetaFokus.

Atmosfera brenda grupit është e mrekullueshme, derisa gjendja dhe forma e futbollistëve është jashtëzakonisht e mirë, me përjashtim të Muharrem Jasharit, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi në këmbë që e pësoi në fundjavën e kaluar në ndeshjen Gjilani-Trepça’89. Stërvitja e sotme ka qenë me një intensitet më të ulët me qëllim që lojtarët të jenë sa më të freskët për lojë.

Optimizmi për sukses tek lojtarët është jashtëzakonisht i madh, por ata presin që edhe në ndeshjen e nesërme ta kenë përkrahjen e madhe të tifozëve, të cilët u japin zemër dhe forcë për të dhënë 120 përqindshin e tyre në fushën e lojës. Stërvitjen e sotme nga afër e ndoqën edhe anëtari i KE të FFK-së, Xhelal Broja dhe drejtori teknik, Michael Nees.

-Advertisement-

Deklarata e Florent Hasanit.

Si çdo ndeshje edhe kjo është shumë e vështirë, pasi ky grup kualifikues ka qenë  shumë i fortë. Është mëkat që kemi humbur kundër Irlandës në ndeshjen e parë, pasi kemi luajtur shumë mirë. Në krahasim me atë ndeshje ne jemi tani një ekip shumë më i fortë, ku kemi edhe prurje të reja që kanë shumë ciësi, andaj besoj që kështu siç jemi në stërvitje të bashkuar, edhe në ndeshje do të japim maksimumin dhe do të marrim rezultat pozitiv.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera