Deklarata e Florent Hasanit para sfidës ndaj Irlandës

Autori: Gazeta inFokus
11:34 | 07 September 2018
Kombëtarja U21 ka zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë stërvitjen e fundit para përballjes me Irlandën, që do të luhet sonte në po këtë stadium, në kuadër të grupit 5 të kualifikimeve të Evropianit 2019, shkruan GazetaFokus.
Atmosfera brenda grupit është e mrekullueshme, derisa gjendja dhe forma e futbollistëve është jashtëzakonisht e mirë, me përjashtim të Muharrem Jasharit, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi në këmbë që e pësoi në fundjavën e kaluar në ndeshjen Gjilani-Trepça’89. Stërvitja e sotme ka qenë me një intensitet më të ulët me qëllim që lojtarët të jenë sa më të freskët për lojë.
Optimizmi për sukses tek lojtarët është jashtëzakonisht i madh, por ata presin që edhe në ndeshjen e nesërme ta kenë përkrahjen e madhe të tifozëve, të cilët u japin zemër dhe forcë për të dhënë 120 përqindshin e tyre në fushën e lojës. Stërvitjen e sotme nga afër e ndoqën edhe anëtari i KE të FFK-së, Xhelal Broja dhe drejtori teknik, Michael Nees.
Deklarata e Florent Hasanit.
Si çdo ndeshje edhe kjo është shumë e vështirë, pasi ky grup kualifikues ka qenë shumë i fortë. Është mëkat që kemi humbur kundër Irlandës në ndeshjen e parë, pasi kemi luajtur shumë mirë. Në krahasim me atë ndeshje ne jemi tani një ekip shumë më i fortë, ku kemi edhe prurje të reja që kanë shumë ciësi, andaj besoj që kështu siç jemi në stërvitje të bashkuar, edhe në ndeshje do të japim maksimumin dhe do të marrim rezultat pozitiv.

Të tjera
-
Mendimi për motin: Mundësi që prilli e maji të kenë më shumë të reshura, temperaturat mbi mesatare
Mendimi për motin – 17.03.2025 – Trendet stinore Sipas trendeve stinore, t...
-
Franca goditet nga tërmeti
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi zonën pranë qytetit francez të Nisë sonte....
-
Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ka mbërritur në aeroportin nd...
-
Bllokohet mbyllja e USAID, një gjykatës federal gjen shkelje të kushtetutës
Gjykatësi federal i SHBA-së Theodore Chuang ka vendosur që Elon Musk dhe Depa...
-
Sadiku: Qeveria s’duhet të kursejë asgjë që t’i ndihmojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Analisti Ermal Sadiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të mos e kur...
-
Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia më 18 mars nënshkruan një deklaratë në Tiranë, ...
-
Agim Veliu “kapet” me Lumir Abdixhikun: Nuk ka qare pa tregu se çka ka me mu
Ish-nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, deklaroi se Lumir Abdixhiku ka diçka pe...
-
Grabitja te Albi Mall, skena si në filma
Një grabitje me armë ndodhi paraditen e djeshme, afër qendrës tregtare “Albi ...
-
Pranvera vjen të enjten, por temperaturat minimale zbresin deri në -8°C – Moti për këtë javë
Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si...
-
Ramiz Lladrovci: Pres që familja Jashari ta ngushëllojë familjen Thaçi gjatë tri ditëve të pamjes
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, për “Front Online” ka folur lidhur me m...
-
Vjen reagimi i parë nga Zelensky pas dakordimit të Rusisë për armëpushim
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes pre...
-
Kosova në pozicion paszgjedhor: Asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re
Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e...