Sport

Deklarata e Duros pas barazimit me Drenicën

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 24 April 2021

Feronikeli dhe Drenica u ndan baras me rezultat 1-1, duel ky në kuadër të xhiros së 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes për Art Sport ka folur trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, i cili ka thënë se skuadra e tij bëri super paraqitje.

“Është e rëndësishme që ne bëmë një super paraqitje sot, një super ndeshje në të gjitha aspektet. Sigurisht që më vjen shumë keq që nuk morëm pikët maksimale. Ne nuk dorëzohemi dhe do të punojmë. Të vijmë në Drenicë dhe të dominojmë lojën gjatë gjithë ndeshjes, por në fund të mos fitojmë si rezultat i fatit, natyrisht lë një shije të hidhur” tha Duro pas ndeshjes.

-Advertisement-

Feronikeli mban pozitën e gjashtë ne tabelë me 35 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera