Sport

Deklarata e Debatik Currit para ndeshjes me Drenicën

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 12 February 2021

Prishtina dhe Drenica të shtunën takohen në kuadër të Superligës, shkruan Gazeta inFokus.

Para kësaj ndeshje ka folur ndihmës trajneri i ‘kryeqytetasve’, Debatik Curri, i cili ka thënë se futbollist janë duke u ndjerë mirë dhe janë gati për nesër.

“Është shumë vështirë që pas disa ndeshjeve të forta të mbahet lart forma e futbollistëve, e sidomos kur luan 120 minuta kundër Dritë, por megjithatë e theksoj se jemi të përgatitur mjaft mirë, futbollistët janë të vetëdijshëm që vetëm me përqendrim maksimal mund të mbajmë formën e lartë ndeshje pas ndeshje. E respektojmë Drenicën si skuadër të fortë dhe si kundërshtar të papërshtatshëm, por e kam besimin e plotë te futbollistë tanë me të cilët besoj shumë se e kemi gjetur çelësin e suksesit me qetësinë që kemi në lojë duke pasur durimin gjatë ndeshjes, sidomos duke pasur besim të lartë në vete gjithsecili futbollistë”, është shprehur Curri.

-Advertisement-

Ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës luhet nesër me fillim nga ora 13:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera