Sport

Deklarata e Cikalleshit pas fitores së Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 18 November 2020

Shqipëria ka mposhtur Bjellorusinë në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e luajtur sot në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, ‘kuqezinjtë’ triumfuan 3-2.

Dy gola për kombëtaren shqiptare i shënoj Sokol Cikalleshi, kurse golin e tretë e realizoj Rey Manaj.

-Advertisement-

Pas përfundimit të këtij takimi ka folur Cikalleshi, i cili ka thënë që kjo ndeshje ishte për t’u fituar.

“Kemi dy raste si në pjesën e parë që nga 2-0 shkuam në 2-1 dhe patëm një dis-ekuilibër, poashtu edhe në pjesën e dytë kur pësuam golin e dytë, por faleminderit Zotit ia arritem fitorën, pasi kjo ndeshje ishte për t’u fituar.

Duke qenë se luajmë me dy sulmues tani, është më e thjeshtë për të arritur tek zona e golit, ka të bëjë edhe eksperienca ime se ka vite që jam në kombëtare. Besoj që nga të gjitha që mund të veçoj është eksperienca, e njohim të gjithë grupin dhe jemi në rrugën e mbarë.

Me Manajn kemi luajtur shumë mirë, pa anashkaluar edhe sulmuesit e tjerë, poashtu edhe me Bekimin që luajmë me vite së bashku dhe me Sadikun. Kohët e fundit kemi qenë më shumë me Manajn në fushe dhe e kuptojmë njëri-tjetrin”, është shprehur Cikalleshi për Supersport./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera