Sport

Deklarata e Challandesit pas barazimit me Greqinë

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 14 October 2020

Kosova arriti të nxjerrtë barazim 0-0 në takimin e zhvilluar kundër Greqisë, në kuadër të raundit të katërt për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, i cili ka komentuar paraqitjet e lojtarëve si dhe ka thënë që është i lumtur sepse skuadra nuk u dorëzua.

“Problemi nuk është mbështetja. Unë jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua. Unë jam një trajner që synoj që skuadra e ime ta mbaj topin dhe të luajë ofensivë. Sot ishte e rëndësishme që të mbrohemi sidomos tani kur nuk kemi një moment të mirë. Nuk isha i kënaqur me vendimin e gjyqtarit. Është shumë e rëndësishme për një portier të mbrojë një penallti dhe kjo i jep mentalitet skuadrës për të luftuar bashkë. Mendoj që Lirim Kastrati ka luajtur një ndeshje të mirë dhe do ta shfrytëzojmë atë në të ardhmen”, ka thënë Challandes./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera