Sport

Deklarata e Bylbyl Sokolit pas barazimit të Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 24 February 2021

Gjilani dhe Ballkani u ndan baras në duelin e sotëm, në kuadër të javës së 21-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Dueli që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan, u mbyll me rezultat 1-1.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli, i cili është shprehur i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij.

-Advertisement-

“Presioni për fitore ishte tek ne, gjë që mendoj se ndikoi jashtëzakonisht negativisht. Në ndeshje si këto mund të humbni, të fitoni ose të barazoni, pra të tre rezultatet janë në lojë. Por, personalisht jam i kënaqur me angazhimin e djemve, kjo është me rëndësi”.

“Gjithashtu, pashë një ekip që dëshiron rezultatin, elementet e tjera do të vijnë me kohë, ani pse javëve në vijim do të përballemi me mungesa, dy për shkak të kartonëve, dy të tjerë për shkak të lëndimit”, ka thënë Sokoli për Art Sport.

Gjilani ndeshjen e radhës e luan si mysafir ndaj Drenicës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera