Sport

Deklarata e Behar Maliqit pas rikthimit te Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 10 August 2020

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Behar Maliqi është rikthyer te Prishtina pas pesë viteve, shkruan Gazeta inFokus.

Maliqi ka nënshkruar kontratë me ‘bardhekaltërit’, ku pritet ti ndihmoj në garat ndërkombëtare si dhe në sezonin e ardhshëm.

Menjëherë pas prezantimit, ai ka folur për faqen zyrtare të klubit.

-Advertisement-

Mesfushori kosovar ka thënë se kënaqësi rikthimi i tij të klubi ku është formuar si lojtar.

Është kënaqësi e madhe për mua të kthehem në klubin ku jam formuar si lojtar. Falënderoj udhëheqjen e klubit dhe trajnerët për besimin që kanë te unë. Shpresoj që vit të jetë i Prishtinës dhe t’i arrijmë qëllimet që i kemi”, ka thënë Maliqi.

Behar Maliqi ka luajtur për Prishtinën gjatë viteve 2008-2013, ku ka fituar dy kupa dhe tri superkupa.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e Llapit për dy vite./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera