Sport

Deklarata e Batatinës pas fitores ndaj Ballkanit, ka disa fjalë të medha për futbollistët e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 28 February 2021

Skuadra e Llapit ka marrë një fitore të madhe përballë Ballkanit, në takimin e vlefshëm për javën e 22-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, llapjanët kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 falë golit të realizuar nga Edon Sadriu në minutën e 69’.

Pas ndeshja ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka thënë se kanë luajtur taktikisht për të mos pranuar gol dhe për të shënuar.

-Advertisement-

“Ballkani një skuadër shumë e fuqishme, ne kemi luajtur taktikisht të mos pranojmë gola dhe te shënojmë. Ne dhamë maksimumin, skuadra luajti në mënyrë taktike”, tha fillimisht Batatina.

Tutje tekniku llapjan foli edhe futbollistët e tij, të cilëve ia atribuoi meritat për këtë fitore.

“Këta djem prezantojnë një qytet të madhe. Podujeva është qytet i futbollit, merita është e këtyre djemve për fitoren”, përfundoi Batatina.

Llapi pas kësaj fitoreje ka kaluar në pozitën e gjashtë me 26 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera