Sport

Deklarata e Arsim Thaqit pas disfatës nga Ballkani

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 07 April 2019

Flamurtari është mposhtur si mysafir i Ballkanit me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 26-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Flamurtari nuk di për fitore në 7 ndeshjet e fundit, pas ndeshjet krytrajneri, Arsim Thaqi, deklaroi:

“Ishte një ndeshje e vështirë duke e ditur se kishim të bëjmë me kundërshtarin tonë direkt. Përderisa në pjesën e parë kishim mundësi për të shënuar dhe luajtëm diç më mirë, pjesa e dytë ishte komplet tjetër. Një vendosje jo e mirë në repartin defansiv bëri qe ne të pranojmë dy gola, më pas ishte e vështirë për tu rikthyer. Por, ne do të punojmë shumë për tu rikthyer që nga ndeshja e ardhshme”, deklaroi Thaqi për Super Sport Kosova.

-Advertisement-

“Flamurtari di të tregojë lojëra cilësore. Nuk kemi bërë paraqitje të mira në ndeshjet e fundit, pasi që jemi në presion të rezultateve. Por, duhet të punojmë dhe të presim fundin e kampionatit për të parë se ku do të jetë Flamurtari. Që nga ndeshja e ardhshme me Lirinë shpresojë ti kthehemi fitoreve dhe të vijnë gjërat në vendin e vet duke marrë rezultatet e shumë kërkuara për të qenë kështu pjesë e Superligës edhe për vitin e ardhshëm”, mbylli Thaqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera