Sport

Deklarata e Arbnor Morinës pas humbjes së Arbërisë

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 19 February 2021

Arbëria u mposht nga Prishtina me rezultat të thellë, në kuadër të javës së 20-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndeshja u mbyll me rezultat 4-0, në favor të kryeqytetasve.

Pas ndeshjes, për Art Sport, ka folur trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina.

-Advertisement-

“Gjithçka shkoi keq nga fillimi i ndeshjes deri në mbarimin e saj. Nuk ishim në gjendje për të reaguar pas çdo goli të pësuar dhe kjo edhe falë paraqitjes së Prishtinës, e cila e dominoi ndeshjen dhe me shumë meritë e fitoi atë.”

“Në skuadrën tonë nuk funksionoi asgjë, munguan shumë elemente të cilat më së miri e përkufizon rezultati final i ndeshjes. Ndoshta është dështim i imi sepse kam gabuar në përzgjedhjen e futbollistëve, ose ndoshta edhe në taktikën e ndeshjes”, është shprehur tekniku prishtinas.

Ndeshjen e radhës Arbëria e luan si mysafir ndaj Besës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera