Sport

Deklarata e Arbnor Morinës pas humbjes nga Feronikeli

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 01 March 2021

Arbëria ka pësuar humbje në shtëpi nga Feronikeli me rezultat 0-3, në duelin e vlefshëm për javën e 22-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, i cili ka thënë se rastet nuk i japin pikët, por golat.

“Futbolli luhet për ta kalu topin vijën fatale, tek ne dhe rastet e qindpërqindta nuk po realizohen. Rastet nuk t’i bijnë pikët, por golat. Djemtë u angazhuan dhe luftën, por gabimet që po përsëriten po ndikojnë dhe do vazhdojnë të ndikojnë edhe më tutje në moralin e ekipit”, tha Morina për “Art Sport’.

-Advertisement-

Pas kësaj humbje Arbëria ka zbritur në pozitën e 8-të me 25 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera