Lajme

Dejona Mihali me kritika për AGK-në që mbrojti mediat nga sulmet e deputetëve të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 23 July 2024

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, i reaguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që fushatën e re të Lëvizjes Vetëvendosje kundër medieve në Kosovë.

Deputetët Sali Zyba dhe Dimal Basha kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna” (shqip: Bosnja e Lirë), nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.

Mihalit i ka penguar reagimi i AGK-së, derisa ka shtuar se Asociacioni do të duhej të sugjeronte hetime.

-Advertisement-

Ajo ka thurur lavde për mediumin dhe gazetarët që publikuan shkrimin, që shpërndanë deputetët e VV-së.

“Asociacioni i gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë. Nëse kolegët gazetarë në Bosnje kanë publikuar shpifje rruga është e thjeshtë, gjykata.  Ne shkrimet që flasin për Serbinë e Vuçiqit dhe përpjekjet e tij për destabilizim në rajon e Kosovë do t’i shpërndajmë e do të reagojmë për to.

‘Slobodna Bosna’ nuk është tabloid. Nuk është gazetë regjimesh. Gazetarët e Slobodna Bosnes janë gazetarë kurajoz për të cilët prej rreth 30 vitesh dëgjohen vetëm veprimtari gazetareske investigative. Ata jo rrallë kanë rrezikuar gjithçka pikërisht për publikimet e tyre. Ata konsiderohen nga gazetarët më të mirë në Bosnje. Nuk mund të mos merren seriozisht”, ka shkruar Mihali.

Për këtë reagim të Mihalit, AGK ka thënë se vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë.

Thirrjen e saj për hetime, AGK e ka cilësuar si të papranueshme dhe që ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë.

“Për AGK-në, qëndrimi i fundit i Mihalit vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë. Thirrja për hetime ndaj një shkrimi pa autor, që nuk ofron asnjë fakt e dëshmi për pretendimet e veta, është e papranueshme dhe ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në reagim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera