Lajme

“Deja vu-ja” e Agim Bahtirit ripërsëritë premtimin e 2017-ës për ndërtimin e tri çerdheve

Autori: Islam Morina 18:18 | 12 October 2021

Kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri nga LVV, i cili po garon edhe për një mandat tjetër qeverisës në këtë qytetet, ka ri premtuar edhe një herë ndërtimin e tri çerdheve në qytet, kjo pasi në 2017-ën ai kishte premtuar se do t’i ndërtonte ato, por që nuk e ka bërë ende.

Ai në vitin 2017 i pyetur nga gazetarja Jeta Xharra, kishte thënë se do të ndërtojë edhe tri çerdhe të reja, shkruan Gazeta Infokus.

Kurse mbrëmjen e së martës ai me anë të një statusi ka thënë se do të ndërtojë edhe tri çerdhe të reja, pasi siç mburret Bahtiri gjoja se si pasojë e zhvillimit ekonomik të Mitrovicës shumë prindër janë punësuar dhe ata janë të detyruar t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe.

-Advertisement-

Bahtiri do të vazhdojë të mbetet gjatë në kujtesën e mitrovicasve për premtimin qesharak se do ti nxentë ata me fara molle./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera