Fun & Video

Dehet dhe e zë gjumi në lokalin ku kishte hyrë për të vjedhur, hajduti 38-vjeçar arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 24 November 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një lokal në Itali, ku hajduti 38-vjeçar u kap nga policia pasi nuk arriti të arratisej.

Ai hyri në një restorant në Ostia, vodhi ushqime dhe verëra, i konsumoi dhe u deh.

Për pasojë, e zuri gjumi brenda kur aktiviteti ishte i mbyllur, ndërsa bashkëpunëtori i tij në vjedhje, kishte arritur që të largohej nga dritarja përpara se të mbërrinte policia.

-Advertisement-

38-vjeçari, një emigrant nga Tunizia ka pasur precedentë të mëparshëm penal, në fushën e vjedhjes.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, karabinierët kanë konstatuar sesi 38-vjeçari ka hyrë në lokalin e mbyllur në atë kohë, duke ngatërruar dhomat dhe ka arritur të vjedhë ushqime të ndryshme: likere, verëra të shkëlqyera dhe pajisje të ndryshme pune, me vlerë totale të llogaritur në disa mijëra euro, i ka marrë bashkëpunëtori, ndërsa burri grumbullonte mallra të tjera për të vjedhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera