Lajme

Degradon Gëzim Kelmendi për fotografinë Sveçla – Gjuriq: “Herën tjetër mund të ketë pamje +18”

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 08 December 2019

Pas publikimit të një fotografie nga Tirana, ku gjatë një konference, ulur në një tavolinë shihen Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën dhe Xhelal Sveçlës së Vetëvendosjes kanë shpërthyer reagimet.

Në meisn e tyre, është edhe Gëzim Kelmendi i partisë Fjala, shkruan gazeta inFokus.

Madje, Kelmendi, ka shkuar deri aty sa ka degraduar duke thënë që herën tjetër mund të ketë edhe pamje +18, pasi sipas tij këtë herë veç puthjet kanë munguar.

-Advertisement-

“Vetëm puthjet munguan në Tiranë! Herën tjetër mund të ketë pamje “+18”! Në një foto të postuar nga disa media, shihet se si Xhelal Sveçla i VV-së është ulur në një tavolinë dhe shumë afër krahërorit të Marko Gjuriqit të qeverisë së Serbisë. Këta të VV-së po dojnë me dalë ma të zi se ata të PDK-së! Këta të VV-së ende pa e prekur pragun e qeverisë, kanë filluar takimet “romantike” me zyrtarë të qeverisë së Serbisë”, ka thënë Kelmendi.

“Këta të VV-së ende pa e prekur pragun e qeverisë, kanë filluar takimet “romantike” me zyrtarë të qeverisë së Serbisë”.

“Por a thua vallë çka do të ndodhë kur VV-ja bëhet zyrtarisht pjesë e qeverisë?”.

“Nuk përjashtohet mundësia që të kemi pamje “+18″.

“Po ia rikujtoj këtyre zyrtarëve të VV-së se shumë të rinjë dhe të reja, polic dhe institucione, i kanë sakatosur në protestat e tyre me moton ” Jo negociata me Serbinë”.

“E tash po iu servilosen dhe po i ” prekin” zyrtarët e Beogradit”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera